Bota

Testi i parë klinik për vaksinën kundër COVID-19 në Gjermani, do provohet tek 200 vullnetarë

22 Prill 2020, 10:29 Nga DOSJA
Testi i parë klinik për vaksinën kundër COVID-19 në

GJERMANIA– Instituti Paul Ehrlich në Gjermani ka aprovuar për herë të parë provën klinike të një vaksine. Kjo është edhe hera e parë që Gjermania po teston një vaksinë të re, duke shpresuar se është efektive për shkatërrimin e Covid-19.

Mësohet se të paktën 200 vullnetarë pritet të provojnë këtë vaksinë, për të cilën shkencëtarët pretendojnë se krijon imunitet tek njeriu kundër koronavirusit. Mediat e huaja kanë raportuar se është kompania Biontech ajo e cila do të  mund të provojë vaksinën tek 200 vullnetarët.

Ndërsa miratimi për testimin klinik të vaksinës kundër koronavirusit  për herë të parë në Gjermani, është dhënë nga Instituti Paul Ehrlich (PEI). Ndaj kompania me bazë në Mainz, Biontech, merr miratimin për të provuar përbërësin e saj aktiv, siç njoftoi PEI të mërkurën.

“Testimi i vullnetarëve për vaksinën e virusit është një moment historik i rëndësishëm në rrugën e vaksinave të sigurta dhe efektive kundër Covid-19 për popullsinë në Gjermani dhe më gjerë.”- tha PEI. Biontech është duke bashkëpunuar me kompaninë farmaceutike Pfizer për zhvillimin e vaksinës.

Përbërësi aktiv i zhvilluar nga Biontech i përket grupit të vaksinave me bazë gjenesh. Këto përmbajnë informacion gjenetik në lidhje me patogjenin. Proteinat prodhohen nga kjo në trup, kundër të cilave sistemi imunitar formon antitrupa. Biontech ka punuar kryesisht në zhvillimin e imunoterapive kundër kancerit.

E gjithë procedura e testimit klinik do të ndahet në 3 faza:

Në fazën e parë janë testimet te njerëzit. Ato bëhen gjithmonë te një grup vullnetarësh. Analizohet nëse vaksina është e sigurt dhe nuk shkakton dëme. Kujtojmë që në provat para-klinike, vaksinat më parë testoheshin vetëm te kafshët e jo tek njerëzit.

Në fazën e dytë do t’i nënshtrohet vaksinimit mijëra njerëz për herë të parë, me qëllim që të zbulohet nëse ilaçi ka efektin e duhur kundër virusit dhe nëse krijon imunitet. Qëllimi është imuniteti i të vaksinuarve.

Në fazën e fundit testohen deri në 20 mijë njerëz. Por si funksionon vaksina tek një numër i lartë pacientësh? Gjithë veprimet vijnë pasi produkti duhet të ofrojë sigurinë më të lartë, asgjë nuk aplikohet pa një bazë të sigurtë.

Ndërkohë pas tri provave klinike me njerëzit, Instituti Paul Ehrlich do të kontrollojë me shpejtësi nëse testimet janë kryer në mënyrë të saktë. Nëse aprovohet se gjithçka ka shkuar në rrugën e duhur, vetëm atëherë mund të aprovohet vaksina.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: welt.de

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech koronavirusi ne gjermani biontech koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll