Bota

Një foshnjë e lindur në Itali rezulton e infektuar me Covid-19, nëna ishte e prekur nga koronavirusi

21 Prill 2020, 12:30 Nga DOSJA
Një foshnjë e lindur në Itali rezulton e infektuar me Covid-19,

ITALI– Ditën e sotme është mësuar se një foshnje ka lindur e infektuar me koronavirus  në spitalin Beauregard në Aosta të Italisë.

Mediat e vendase kanë shkruar se pas lindjes foshnja e porsalindur rezultoi  pozitiv për testin e koronavirusit pasi edhe e ëma kishte qenë e infektuar.

Mësohet që lindja ka ndodhur javën e kaluar, të premten që lamë pas.  Ndër të tjera thuhet se nëna që lindi në Aosta, ishte gjithashtu  e infektuar nga virusi, ajo kishte ethe dhe temperaturë gjatë  kohës që ishte në spital. Rezultati testit erdhi një ditë pas lindjes.

Menjëherë pas daljes së rezultatit është bërë edhe shtrimi i nënës me fëmijën në spitalin e Beuregard.

Kujtojmë që Italia është vendi i parë në Europë për numrin e viktimave, ku deri më tani kanë humbur jetën 24.114 persona.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: ansa 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali lind foshnja me covid-19 ne itali koronavirusi ne itali lind foshnja me covid-19 ne itali

Sondazh

Poll