Bota

Virologu: Në Stokholm u infektuan 600 mijë njerëz nga Covid-19, por 99% prej tyre nuk e dinin që janë prekur nga virusi

21 Prill 2020, 11:38 Nga DOSJA
Virologu: Në Stokholm u infektuan 600 mijë njerëz nga Covid-19,

SUEDI– Suedia ka çuditur botën mbarë sa i përket rregullave dhe menaxhimit të situatës mes një pandemie si kjo e Covid-19.

Në këtë shtet njerëzit kanë vijuar punën e jetën normalisht sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ndërkohë edhe niveli i vdekshmërisë apo i të infektuarëve është në nivele të ulëta krahasuar me vende të tjera të botës.  Por sipas një eksperti vendas është thënë se shumica e qytetarëve në Suedi janë infektuar dhe as nuk e kanë kuptuar që janë prekur nga virusi.

“Vetëm në Stokholm të Suedisë mund të jenë prekur rreth 600 mijë njerëz nga koronavirusi, dhe 99 % e tyre as që e kanë ditur apo dinë për këtë gjë që ju ka ndodhur.”– thotë virologu Johan Giesecke.

Deri më tani në Suedi që prej fillimit të shpërthimit të virusit janë konfirmuar vetëm 15,000 raste të të infektuarve me virus, dhe 5.992 prej atyre jetojnë në rajonin e Stokholmit.

Ndërkohë shumë ekspertë janë të një mendimi se numri i të infektuarve është shumë më i lartë sesa raportohet, pasi sips një studimi të publikuar dje, 11% e banorëve të Stokholmit zhvilluan antitrupa covid-19.

“Shumica e atyre që u infektuan nuk e vunë re madje. Por kishte disa që kishin simptoma të buta, disa që ishin të sëmurë rëndë dhe disa që vdiqën. Por pjesa e tyre është shumë e vogël në numrin e përgjithshëm të infektuarve.”- u shpreh virologu.

Mediat e huaja shkruajnë se virusi në Stokholm do të zgjasë testimin e njerëzve, por deri më tani janë testuar 5,000 njerëz, dhe pas blerjes së testeve të reja dhe pajisjeve të tjera të nevojshme, rajoni planifikon të testojë 5,000 qytetarë çdo ditë.

“Antitrupat që ne kemi filluar t’i përdorim sot janë të një cilësie të lartë dhe mund të përdoren për qëllime shëndetësore dhe kërkimore. Ne duam të shohim nëse ata të infektuar kanë zhvilluar antitrupa ndaj covid-19.”– deklaroi Claes Ruth, drejtuesi i Laboratorit Universitar Karolinska.

Burimi: vanityfair.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll