Bota

Vendi duhet të dalë nga izolimi, Presidenti i Brazilit u bashkohet protestave me qytetarët

21 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
Vendi duhet të dalë nga izolimi, Presidenti i Brazilit u bashkohet

BRAZIL– Ndryshe nga shumë lider të tjerë që po bëjnë të pamundurën të mbajnë të izoluar në luftën kundër koronavirusit, Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro,  u është bashkuar protestuesve që kërkojnë të dalin nga izolimi.

Për këtë shkak Bolsonaro është kritikuar për veprimin që ka bërë sepse ai sipas kritikëve duhet të mbajë qëndrim si një lider që të japë zgjidhje në këtë kohë të vështirë.

Bolsonaro është përplasur gjatë javëve të fundit me guvernatorët e shteteve të  cilët kanë urdhëruar  qytetarët të futen në karantinë. Por ai i ka cilësuar këto masa drastike si “diktatoriale”.

Deri më tani Brazili 40.000 raste të konfirmuara të koronavirusit që nga shpërthimi i virusit. Ky është numri më i lartë i të prekurve në Amerikën Latine.

Ndërsa mes tyre kanë vdekur 2.500 vetë kanë humbur jetën, ndërsa  Bolsonaro u shpreh gjatë një fjalimi se protestuesit ishin patriotët e vërtetë që mbrojnë lirinë e njerëzve.

Por mes shumë qytetarëve që ishin pjesë e kësaj proteste kërkuan që Kongresi i Brazilit dhe Gjykata Supreme të mbyllet.

Ditën e djeshme teksa po fliste para gazetarëve Z. Bolsonaro iu përgjigj  një prej përkrahësve të tij i cili bëri thirrje për mbylljen e Gjykatës Supreme duke thënë se Brazili ishte një vend demokratik.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll