Bota

“Ne e rihapim vendin që nesër në mëngjes.” Kryeministri Conte shpjegon pse Italia duhet të pres 4 majin për lehtësimi

21 Prill 2020, 10:56 Nga DOSJA
“Ne e rihapim vendin që nesër në mëngjes.”

ITALI– Italia vendi i parë më i goditur nga koronavirusi në Europë, duket se së shpejti do të lehtësojë masat drastike të Covid-19.

Rihapja e Italisë do të nisë nga 4 maji, kështu ka paralajmëruar kryeministri Giuseppe Conte javë më parë, por   ai ka theksuar se gjithçka do të ketë një plan të diferencuar sipas zonave, sipas rrezikshmërisë që u kanoset.

Ndër të tjera Conte thotë se ai dëshiron të vendi të hapet që nesër dhe njerëzit të mos qëndrojnë më të izoluar, por ai ka shpjeguar se duhet të vij gradualisht plani për rihapjen.

“Le të rihapim gjithçka. Menjëherë. Ne fillojmë nesër në mëngjes … Por një vendim i tillë do të ishte i papërgjegjshëm. Do të bënte që kurba e ngjitjes të rritet në një mënyrë të pakontrolluar dhe të anulonte të gjitha përpjekjet që kemi bërë deri më tani. Ne duhet të veprojmë në bazë të një plani kombëtar (rihapjes), i cili megjithatë merr parasysh veçoritë territoriale.”– ka shkuar Conte në një postim në rrjetet sociale.

Më tej ai ka deklaruar se një plan përfundimtar e i detajuar do të jetë gati të dielën. Gjithashtu Conte ka thënë se kupton më së miri që shumë qytetarë janë të lodhur nga sakrificat dhe përpjekjet në shtëpi, prandaj dhe duhet lehtësimi i masave.

Italia është vendi i parë në Europë për numrin e viktimave, ku deri më tani kanë humbur jetën 24.114 persona.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte giuseppe conte

Sondazh

Poll