Bota

Thaçi sërish në spital, reagon Presidenca: Po vazhdon terapinë e rekomanduar nga mjekët

21 Prill 2020, 12:01 Nga DOSJA
Thaçi sërish në spital, reagon Presidenca: Po vazhdon

Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar sërish ditën e sotme në Klinikës Urologjike, në QKUK, ku po merr mjekim, pasi ka gurë në veshka.

 

“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore. Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, njofton  Presidenca në Kosovë.

Ditën e djeshme,  presidenti Hashim Thaçi qëndroi disa orë në spital, pasi kishte dhimbje veshkash. Ai iu nënshtrua analizave mjekësore dhe më pas u nis në banesën e tij. Thaçi u shfaq dje me maskë, masë kjo e  marrë pas përhapjes së COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci

Sondazh

Poll