Bota

Guvernatori i New Jorkut do të takohet me Trump sot në Uashington, do flasin për testimet e Covid-19

21 Prill 2020, 09:56 Nga DOSJA
Guvernatori i New Jorkut do të takohet me Trump sot në Uashington, do

SHBA– Guvernatori i New Yorkut,  Andrew M. Cuomo do të  zhvillojë  një takim ditën e sotme me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat e huaja shkruajnë se Cuomo pritet të kërkojë ndihmën e presidentit për të rritur fuqitë e Nju Jorkut në mënyrë që të bëjnë më shumë teste për koronavirusin.

Lajmi për takimin e tyre është bërë me dije nga zyra e Cuomos për këtë takim  me Trump në këtë situatë mjaftë të vështirë.

Të dy udhëheqësit, marrëdhëniet e të cilëve gjatë krizës së koronavirusit kanë qenë alternativisht antagonistë dhe bashkëpunues, pritet të diskutojnë për testimin e rasteve dhe mënyrat që New Yorku të ringrihet.

Deri më SHBA është edhe vendi më i goditur  në botë si shkak i përhapjes së koronavirusit, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve është rritur ndjeshëm.

170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.

Burimi: Nytimes 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll