Bota

OBSH: Të gjitha provat vërtetojnë se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqi i natës

21 Prill 2020, 11:18 Nga DOSJA
OBSH: Të gjitha provat vërtetojnë se koronavirusi e ka

ZVICËR– Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë ditën e sotme se të gjitha provat që janë vënë deri më tani në dispozicion sugjerojnë se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqët e natës në Kinë.

OBSH thotë se virusi është përhapur që në fund të vitit të kaluar, por  ai nuk u manipulua ose u krijua në një laborator.

Por Presidenti amerikan Donald Trump tha javën e kaluar se qeveria e tij po përpiqej të përcaktonte nëse virusi shpëtheu nga një laborator në Ëuhan në Kinën qendrore.

Zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib, tha në një konferencë ditën e sotme në Gjenevë se: Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se virusi e ka origjinën nga bota  shtazore dhe nuk manipulohet ose ndërtohet virusi në një laborator siç është pretenduar deri më tani.

Ai thotë se ka një kafshë tjetër që ka bërë të mundur përhapjen e virusit nga lakuriqi i natës tek njerëzit.

170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja.  Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote lakuriqi i nates obsh koronavirusi ne bote lakuriqi i nates obsh

Sondazh

Poll