Bota

“Virusi nuk ka ardhur nga ne.” Pamjet brenda laboratorit në Wuhan, shkencëtarët kinezë mohojnë akuzat për përhapjen e

21 Prill 2020, 10:19 Nga DOSJA
“Virusi nuk ka ardhur nga ne.” Pamjet brenda laboratorit në

KINË– Laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës është ndër vendet më të përfolura përgjatë këtyre katër muajve në mbarë botën. Pasi është pretenduar se koronavirusi që ka vrarë mbi 100 mijë njerëz është krijuar dhe përhapur pikërisht prej këtij laboratori.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar disa pamje të rralla ku shkecëtarët po kryejnë punime kërkimore në laboratorin e Wuhanit. Përmes videos nga brenda ambientet e brendshme të laboratorit, kreu i ekipit deklaroi se nuk kishte asnjë mundësi që koronavirusi ta kishte origjinën nga ky laborator.

Laboratori i “famshëm” i Wuhanit, që mban pothuajse 1.500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës shëndetësore globale. Ndër të parat ka qenë inteligjenca amerikane e cila k hedhur dyshime se Covid-19 u krijua në këtë laborator, prandaj Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që të nisin hetimet zyrtare për këtë çështje.

Mësohet se ky laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një frigorifer me viruse dhe një dhomë për shpërndarjen e kafshëve. Në këtë hapësirë mund të punojnë të paktën 24 shkencëtarë njëkohësisht.

Por studiuesi Hung Zhang deklaroi se ndërtesa ishte projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë vetëm në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas, për të parandaluar shpërthimin e virusit nga laboratori.

Por Trump deklaoi një javë më parë se Uashingtoni po heton nëse koronavirusi fillimisht ka infektuar njerëzit që punonin gjatë eksperimenteve me lakuriqët në laborator, por Kina ka këmbëngulur që OBSH nuk ka gjetur asnjë provë se Covid-19 është krijuar nga njeriu.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të vinte nga ne.”– tha Dr Yuan Zhiming, nënkryetari i Institutit të Virologjisë Wuhan.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota laboratori i virologjisë në wuhan laboratori i virologjisë në wuhan

Sondazh

Poll