Mbretëresha Elizabeth feston 94-vjetorin e saj në karantinë! Familja mbretërore i përgatit surprizën, mungon urimi i Princ
21 Prill 2020, 10:30Nga DOSJA
MBRETËRI E BASHKUAR– Mbretëresha Elizabeth sot mbush plot 94 vjeçe. Në këtë përvjetor të pazakontë, ku e gjithë bota është gjunjëzuar nga Covid-19 dhe Britania gjithashtu është e izoluar, për shkak të virusit vdekjeprurës, familja mbretërore e ka uruar me anë të një videoje Mbretëreshën.
Teksa ndodhen larg, duke respektuar distancimin social, Familja Mbretërore ka realizuar një video surprizë. Urimet e ditëlindjes për Monarken janë udhëhequr nga Princi William, Kate Middleton dhe Princi Charles në një shfaqje të fortë uniteti nga Familja Mbretërore.
Filmi arkivor nga “Royal Collection Trust” përfshin princeshën duke luajtur në një kopsht me motrën e saj Princesha Margaret, dhe duke vallëzuar në një jaht me Margaret.
Princi William, Kate Middleton, Princi Charles dhe Camilla të gjithë i uruan Madhërisë së saj një ditëlindje shumë të Gëzuar këtë mëngjes në kanalet e tyre në mediat sociale. Për shkak të diferencës kohore në Los Angeles, Princi Harry dhe Meghan Markle ka të ngjarë të lëshojnë mesazhin e tyre më vonë sot.
Kensington Palace i uroi Mbretëreshës një ‘Ditëlindje shumë të lumtur në 94 vjetorin e saj’, dhe ndau një fotografi të Princit William dhe Kate Middleton me monarkun në Chelsea Flower Show. Edhe llogaria në Twitter e Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwall dërgoi urimet e ditëlindjes, me një koleksion fotografish prekëse arkivore të Charles dhe nënës së tij.
Mbretëresha feston ditëlindjen e saj larg familjes, ndërsa vazhdon bllokimi i koronavirusit. Ajo është me burrin e saj 72 vjeç, Duka i Edinburgh, në Windsor Castle në Berkshire me një familje të zvogëluar për të siguruar mbrojtjen e tyre.
KINË– Laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës është ndër vendet më të përfolura përgjatë këtyre katër muajve në mbarë botën. Pasi është pretenduar se ko...
SHBA– Guvernatori i New Yorkut, Andrew M. Cuomo do të zhvillojë një takim ditën e sotme me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.Mediat e hu...
KINË– Dy mjekët në Wuhan, të cilët ishin të sëmurë në mënyrë kritike me koronavirus janë zgjuar me fytyra të nxira. Ata kanë zbuluar se lëkura e fytyrës ës...
KORE E VERIUT– Kur Koreja e Veriut është mes një situate të vështirë si shkak i koronavirusit, në vend po rritet frika për shëndetin diktatorit 36-vjeçar...
RUSI– Rusia një ndër vendet e para që i u shqetësua për përhapjen e virusit, mbylli kufijtë me Kinën që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19 por mesa duket nuk...
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes që i jep mundësi Kosovës të jetë e pavarur nga rrjeti energji...
Gjermani– Një ‘luftë e ftohtë’ ka nisur mes Gjermanisë dhe Kinës, sa i përket virusit COVID-19. Angela Merkel i ka dërguar Kinës një faturë prej 130 miliardë pa...
Disa vende evropiane kanë marrë hapar paraprak drejt një kthimi në jetën normale, duke nisur masat lehtësuese kur duket se pandemia e COVID-19 po kalohet. Në G...
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 170,498 persona dhe rezultojnë të infektuar 2,522,438 të ...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Gjakovë, pasi mësohet se një grua shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Sipas mediave në Kosovë...