Bota

Kim Jong-un në gjendje kritike? Diktatori 36-vjeçar rrezikon jetën pas operacionit në zemër, motra e tij mund të marrë pu

21 Prill 2020, 09:54 Nga DOSJA
Kim Jong-un në gjendje kritike? Diktatori 36-vjeçar rrezikon

KORE E VERIUT– Kur Koreja e Veriut është mes një situate të vështirë si shkak i koronavirusit, në vend po rritet frika për shëndetin diktatorit 36-vjeçar  Kim Jong Un pasi sot një zyrtar amerikan tha që diktatori mund të jetë në ‘rrezik të madh’ pas operacionit në zemër, megjithëse Koreja e Veriut i ka hedhur poshtë raportet të tilla.

Uashingtoni monitoron zhvillimet atje dhe thotë se Kim është në një gjendje kritike pas operacionit në zemër, mësohet se ka thënë një zyrtar amerikan, i cili nuk ka dashur të zbulojë emrin e tij.

Kim, 36 vjeç, u pa për herë të fundit në një takim qeveritar më 11 prill dhe çuditërisht ai mungonte në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë Kim Il-Sung, më 15 prill. Sipas mediave të huaja mësohet që Kim kishte kaluar një procedurë kardiovaskulare dhe po kurohet në një vilë në provincën e Phyongan të Veriut.

Është ende e paqartë se çfarë do të ndodh më tej nëse Kim bëhet i pafuqishëm për të drejtuar vendin, ose nëse ai humb betejën me sëmundjen, motra e tij, Kim Yo-jong është ndër të vetmet politikane të vjetra që mund të jetë e gatshme dhe e duhura për të marrë pushtetin.

Megjithatë ditën e sotme Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet se Kim, është në gjendje kritike, duke thënë se “asnjë lëvizje e veçantë nuk është zbuluar brenda Koreve të Veriut”. Edhe agjensia e lajmeve Yonhap, tha se një zyrtar vendas kishte deklaruar se raportet tregojnë që “Kim ishin sëmurë rëndë”,  nuk janë të vërteta.

Vdekja e diktatorit ka të ngjarë të çojë në një luftë për pushtet sepse Kim nuk e ka specifikuar konkretisht një pasardhës. Ndër ata që shihen si kandidatë të mundshëm që mund të marrin pozicionin e lartë drejtues janë motra e Kim, Kim Yo-jong. Ajo u emërua si një anëtare alternative e politikës në takimin e 11 Pprillit ku Kim u pa për herë të fundit në publik, dhe ka përfaqësuar qeverinë e Koresë së Veriut në marrëdhëniet me Jugun.

Analisti Cheong Seong-Chang në Institutin privat Sejong në Korenë e Jugut tha se Kim Yo-jong tashmë po ushtron ndikim të rëndësishëm brenda qeverisë. Duke pasur parasysh se dy nga tre anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike janë më të moshuar, anëtari i tretë i tij, Kryetari i Departamentit të Organizatës dhe Udhëzimit Choe Ryong Hae, shihet si një kandidat i mundshëm për të marrë pushtetin, shkruajnë mediat e huaja.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un koreja e veriut kim jong un koreja e veriut

Sondazh

Poll