Bota

FOTOT/ Të transformuar me fytyra të nxira, dy mjekët kinezë shfaqin simptomat e frikshme të Covid-19! Tmerrohen nga pamja e

21 Prill 2020, 09:55 Nga DOSJA
FOTOT/ Të transformuar me fytyra të nxira, dy mjekët kinezë

KINË– Dy mjekët në Wuhan, të cilët ishin të sëmurë në mënyrë kritike me koronavirus janë zgjuar me fytyra të nxira. Ata kanë zbuluar se lëkura e fytyrës është bërë e errët pasi virusi dëmtoi mëlçinë e tyre.

Dy mjekët e infektuar me COVID-19, kanë parë që lëkura e tyre filloi të errësohej pasi u kthyen nga pragu i vdekjes.

Dr Yi Fan dhe Dr Hu Weifeng, të dy të moshës 42 vjeç, u infektuan me koronavirus, ndërsa po kuronin pacientët në Spitalin Qendror Wuhan në muajin janar. Të dy mjekët u diagnostikuan në 18 janar.

Ngjyra e tyre anormale e lëkurës është shkaktuar nga pabarazitë hormonale, pasi mëlçitë e tyre u dëmtuan nga virusi, u tha mjeku i tyre për mediat shtetërore kineze.

Dr Li dyshoi se lëkura e dy mjekëve u kthye e errët për shkak të një lloj ilaçi që ata kishin marrë në fillim të trajtimit. Ai shtoi se një nga efektet anësore të ilaçit është errësimi i ngjyrës së lëkurës. Doktori kinez nuk e emëroi ilaçin.

Gjithashtu doktor Li shtoi se dy mjekët do të marrin ngjyrën normale të lëkurës, pasi mëlçia e tyre të përmirësohet.

Dr Yi, kardiolog, mundi COVID-19 pasi mjekët e lidhën atë në një makinë shpëtimi për jetën e quajtur ECMO, për 39 ditë. ECMO është një procedurë drastike e shpëtimit të jetës e cila zëvendëson funksionin e zemrës dhe mushkërive duke pompuar oksigjenin në gjak jashtë trupit.

Duke folur për CCTV nga shtrati i tij i spitalit të hënën, Dr Yi tha se pothuajse ishte shëruar. Dr Yi rrëfeu se përvoja e luftimit të sëmundjes vdekjeprurëse e kishte traumatizuar atë deri në një farë mase.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 dy mjeket kinez fytyrat e nxira te mjekeve kinez koronavirusi wuhan covid-19 dy mjeket kinez fytyrat e nxira te mjekeve kinez koronavirusi wuhan

Sondazh

Poll