Bota

Rritete bilanci në Rusi/ Afro 6 mijë të infektuar në 24 orët e fundit, shkon në 456 numri i viktimave nga Covid-19

21 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
Rritete bilanci në Rusi/ Afro 6 mijë të infektuar në 24

RUSI– Rusia një ndër vendet e para që i u shqetësua për përhapjen e virusit, mbylli kufijtë me Kinën që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19 por mesa duket nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi të pamëshirshëm.

Çdo ditë e më tepër në atje po rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve duke ngjallur panik tek qytetarët.

Sipas mediave të huaja Rusia zyrtarisht ka raportuar të  paktën 5.642 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarëve  në 52.763.

Por gjithashtu edhe numri i viktimave është rritur. Të paktën  51 pacientë të tjerë vdiqën në 24  orët e fundit nga virusit,  duke e çuar numrin total të të infektuarëve 456 në të  gjithë territorin e Rusisë.

Covid-19  po përhapet edhe në rajone të tjera veç kryeqytetit rus.  Por kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se kulmi i virusit nuk është arritur ende.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll