Aktualitet

Studentët e Filologjikut shkresë dekanit: Të mos na digjet viti akademik

Studentët e Fakultetit të Filologjikut i kanë dërguar një shkresë dekanit Sabri Laçi ndaj të cilit kanë 4 kërkesa.
Featured image of article: Studentët e Filologjikut shkresë dekanit: Të mos na digjet viti akademik Studentët e fakultetit të Filologjikut
Përditësuar:

Studentët e fakultetit të Filologjikut kanë përgatitur një shkresë që do ja nisin dekanit  të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi dhe i kërkojnë garanci për vijimin e protestës së tyre.

Studentët kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.

Por kështu ata  kërkojnë që të mos ketë djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.

Një ditë më parë pedagogët e këtij universiteti u shprehën se mësimi që prej të hënës do të fillojë dhe një ditë në javë do të ketë bojkot të mësimit. Pedagogët u tërhoqën nga greva.

Shkresa:

Dekanit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. dr. Sabri Laçi,

Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.

Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit  të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

  1. Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.

 

  1. Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.

 

  1. Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.

 

  1. [UNANIMISHT] Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Studentët.  (Lexo edhe këtë)

Ndërkohë, ditën e sotme të pranishëm në Fakultet kanë qënë edhe disa forca policore. (Shiko këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment