Aktualitet

Elbasan/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, aksidentohet efektivi i policisë

6 Shkurt 2019, 20:53 Nga DOSJA
Elbasan/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, aksidentohet efektivi i

ELBASAN- Një aksident është shënuar në orët e vona të pasdites së sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Ymer Gripshi, banues në Peqin, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasnit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Gripshi është një efektiv policie në komisiariatin e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Xibrakë. Ndërsa, Policia po heton për ngjarjen, por dyshimet paraprake janë se punonjësi i policisë ka qenë i dehur ç’ka mund të ketë sjellë dhe aksidentin në fjalë.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Në aksin rrugor Elbasan- Librazh, në fshatin Xibrak, shtetasi Y.G., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar vet drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , jashtë rreziku per jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident elbasan-librazhd ymer gripshi aksident elbasan-librazhd ymer gripshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...