Politike

Rama: Aministia fiskale kalon në maj në Kuvend/ Task-Force për standartet e bizneseve, bonus për 70 mijë familje në ndihm

20 Prill 2020, 09:32 Nga DOSJA
Rama: Aministia fiskale kalon në maj në Kuvend/ Task-Force për

TIRANË- Siç e kishte paralajmëruar javë më parë para shpërthimit të pandemisë, COVID-19, kryeministri Edi Rama tha sot, se këtë javë, Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë e miratojë, projektligjin për amnistinë fiskale. Pas miratimit, në maj, ky projektligj do të miratohet në Kuvend. Rama tha se kohëzgjata është një vit, e ndarë në 3 fasha, me 4 muaj. Në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%. Nga aministia do të përjashtohen të gjithë ata që janë subjekt i OFL, (Operacioni Forca e Ligjit), zyrtarët e lartë, politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët, po ashtu edhe policët. Rama tha se kjo aministi është për emigrantët që nuk kanë arritur të bëjnë paratë e tyre të ligjshme.

Me përfundimin e këtij njoftimi, ai foli edhe për koronavirusin, masat e hapjes së bizneseve dhe zgjerimin gradual. Për masat ekonomike, Rama tha se qeveria ka gati një plan për dhënien e bonusit për 70 mijë familje që trajtohen aktualisht me ndihmë ekonomike, por njëherazi ka edhe të tjerë që punojnë në të zezë. Ai bëri me dije se do të jetë një bonus për ta, por nuk dha detaje për vlerën.

Kryeministri gjithashtu pohoi edhe njëherë se në listën e bizneseve që do të hapen në 27 prill nuk do të jenë lokalet, qendrat tregtare apo bar-kafenetë e restorantet. Rama tha se nga 27 prilli do të hapen taksitë me një protokoll të mirëpërcaktuar, si çdo biznes tjetër i lejuar.

Por kush do e monitorojë ruajtjen e standarteve? Për këtë tha ai, do të ngrihet një TASK-FORCE e veçantë, me emra të njohur dhe jo vetëm, që do të varet nga kryeministri. Po ashtu, një bluzë e bardhë (personel shëndetësor), do të monitorojë biznesin dhe ruajtjen e higjienës. 

Rama bëri edhe një parashikim për hapjen e kufijve. “Ndoshta në muajin gusht“, tha shefi i qeverisë, por edhe kjo varet nga ecuria e pandemisë. Ai sqaroi shtyrjen e kuptueshme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe rikonfirmoi se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Nga ana tjetër iu sqaroi përfituesve të pagës së luftës, se muajtë në vijim pagesa do të jetë e shpejtë dhe automatike. 

Me ironi iu përgjigj një komentuesi për Gjykatën Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese do të ngrihet me COVID pa COVID sipas procedurave” tha ai. Ndërsa iu bëri thirrje shqiptarëve që të denoncojnë çdo rast ndërtimi pa leje. “E patolerueshme. E patolerueshme dhe duhet të lajmëroni policinë”, tha kryeministri dhe mbylli bashkëbisedimin e tij.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e bizneseve edi rama hapja e bizneseve

Sondazh

Poll