Bota

Theu karantinën për birra, gjobitet kryetari i bashkisë në Australi: Kërkoj falje, i shkela ligjet e reja pa dashje

17 Prill 2020, 16:42 Nga DOSJA
Theu karantinën për birra, gjobitet kryetari i bashkisë në

AUSTRALI– Kryetari i qytetit australian Warrnambool, është gjobitur me 1.044 dollarë sepse u  fotografua duke pirë birrë nën shoqërinë e disa personave të tjerë, jashtë një dyqani këtë muaj.

Vendimi u mor pasi ai shkeli urdhrat e izolimit në shtetin e Victoria-s, saktësisht nuk respektoi distancimin social dhe qëndrimin në shtëpi.

Rregullat e distancimit shoqëror në Victoria janë të vendosura në kuadër të përhapjes së koronavirusit, ku për këtë arsye qytetarët janë urdhëruar të mos mblidhen në grupe të mëdha, pasi më shumë se dy persona nuk lejohen përveç anëtarëve të familjes tuaj, ose kur iu duhet të dilni nga shtëpia për qëllime pune.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, kryebashkiaku Tony Herbert tha: Bëra gabim,  kërkoj falje.

“Unë besoja se veprimet e mia për t’u angazhuar me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit tim të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit. Sidoqoftë, e kuptoj se i kisha shkelur pa dashje ligjet e reja.”– ka shtuar ai.

Ndërsa lidhur me këtë rast ka folur edhe policia e Victoria-s për CNN, duke thënë se deri më tani kanë lëshuar katër njoftime ndëshkuese për shkelje e masave.

“Pas raportimeve të personave që mblidheshin dhe pinin në një rrugë jashtë një dyqani të pijeve alkoolike Ëarrnambool të Martën më 7 prill, policia mund të konfirmojë se ata kanë lëshuar katër njoftime ndëshkuese për shkelje të Shefit të Shëndetit Drejtimet e oficerëve.”- ka thënë zëdhënësi i policisë.

Deri më tani Australia ka rregjistruar 6,523 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe 65 viktima si shkak i Covid-19.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,754 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi tony herbert victoria koronavirusi ne australi tony herbert victoria

Sondazh

Poll