Bota

Rriten vdekjet në Itali/ 575 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 22,754 numri i të vdekurve nga COVID-19

17 Prill 2020, 16:04 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Itali/ 575 viktima në 24 orët e fundit, shkon

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 575  viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 22,754 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Krahasuar me ditën e djeshme sot janë konfirmuar 55 viktima më shumë, duke “zhgënjyer”  italianët për një rihapje më të shpejtë të vendit, pavarësisht se autoritetet kanë thënë se nga 4 maji me fazën e dytë të virusit, do të nis lehtësimi i masave.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3,493 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 172,434 të infektuar në total.

Sot është parë një rritje e numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme Italia rregjistroi të paktën 525 të vdekur nga virusi.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërsa nga fillimi i kësaj jave në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll