Bota

Sporti është ‘paralizuar’, por njerëzit edhe në këto kohë të vështira vënë baste: Të gjesh sa persona janë infek

17 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA

SINGAPOR– Prej më shumë se katër muajsh pandemia e Covid-19 ka “mposhtur” botën, ku deri më tani kanë vdekur mbi 148 mijë persona në rang global dhe numërohen mbi 2 milionë  të infektuar.

Megjithatë teksa shumë njerëz mund të jenë stresuar në shtëpi apo nuk ka gjetur mënyra të mira për t’ia kaluar mirë edhe kushte shtëpie, ka shumë njerëz të tjerë që kanë zgjedhur ta shndërrojnë këtë situatë në një mënyrë argëtimi.

Tashmë të gjithë e dinë se sa të fiksuar janë njerëzit pas basteve.  Por edhe pas pezullimit të aktiviteteve sportive, disa faqe interneti bastesh në Singapor kanë ofruar koeficiente mbi numrin e personave infektuar nga koronavirusi gjatë një dite.

“The New Paper”, agjencia e lajmeve në Singapor kishte zbuluar 5 rrjete të tilla ku mes të tjerave, lojtarëve u ofrohej mundësia të gjenin nëse numri ditor i rasteve të koronavirusit do të ishte çift apo tek.

Lidhur me këtë situatë psikiatri Dr.Adrian Wang, shpejgonte se përse kumarxhinjtë problematikë i drejtohen këtyre rrugëve për të marrë dozën e tyre.

“Bixhozi aktivizon qendrat e kënaqësisë në tru, çliron neurokimikate që japin ndjesinë e shpërblimit apo kënaqësisë. Ata janë të varur prej tyre si ndaj alkoolit, si për shembull në rast se nuk kanë para për uiski, do të blejnë verë të lirë orizi … ose ç’të gjejnë.”- tha ai.

Ndërkohë mjekja psikiatre Dr.Munidasa Ëinsloë teksa ka folur për këtë fenomen është parë se kishte një mendim të njëjtë me Ëang, ku thotë se për bixhozxhiun, bastet janë një rrugë për illuzionin e tij të lojës.

 “Të vësh bast mbi numrin e përditshëm të rasteve me Covid-19 është diçka djallëzore, por për bixhozxhiun, është një tjetër rrugë për illuzionin e tij të lojës.”- ka shpjeguar ajo.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i vetëm pasi edhe shumë faqe të tjera në internet janë treguar më të ndjeshme ndaj kësaj emergjencë dhe pranojnë baste më të lehta.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,170 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi: tnp 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota baste singapor baste singapor

Sondazh

Poll