Bota

Shkon në 49 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, infektohen edhe 36 të tjerë

17 Prill 2020, 14:46 Nga DOSJA
Shkon në 49 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e

MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 437 teste  për koronavirusin, ku të paktën 36 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 1,117.

Ndërsa mes pacientëve të sëmurë kanë humbur jetën edhe 3 të tjerë duke bërë që Maqedonia e Veriut të numërojë në total  49 viktima nga Covid-19.

Sipas mediave vendase raportohet se në Shkup janë regjistruar 22 raste, ndërsa përhapja e rasteve sipas qyteteve është kjo: Kumanovë 4 raste, Prilep 3 raste, Strugë 3 raste, Veles 3 raste, Manastir 1 rast. Me rastet e regjisruara në 24 orët e fundit numri i personave të prekur shkon në 1,117.

Ndërsa  3 viktimat që vdiqën nga koronavirusi janë një nga Kumanova, një nga Prilepi dhe një nga Struga.

Në vend janë ende të mbyllura shkollat, çerdhet, kopshtet dhe universitetet, gjithashtu janë bllokuar edhe mbledhja e njerëzve në hapësira publike si bare, restorante palestra apo në grupe  me më shumë se 50 veta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll