Bota

Përkeqësohet gjendja në Serbi/ 7 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon në 110 totali i vdekjeve

17 Prill 2020, 14:40 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja në Serbi/ 7 viktima në 24 orët e

SERBI– Në 24 orët e fundit Serbia ka shënuar të paktën 7 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithëm të vdekjeve në 110, ndërsa janë të infektuar  5,690 persona të tjerë.

Me bilancin e sotme Serbia ka shënuar në total 110 viktima dhe  5,690 të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ku 372 raste të reja janë rregjistruar vetëm në 24  orët e fundit.

Serbia po kryen masivisht teste, ku sipas autoriteteve vendase, në 24 orët e fundit janë kryer 3,094 teste nga të cilat 372 prej tyre rezultuan pozitivë.

Numri i të infektuarëve është rritur ndjeshëm, duke bërë që Qeveria vendase të marrë masa më të ashpra për sigurinë e qytetarëve.

Në vend janë ende të mbyllura shkollat, çerdhet, kopshtet dhe universitetet, gjithashtu janë bllokuar edhe mbledhja e njerëzve në hapësira publike si bare, restorante palestra apo në grupe  me më shumë se 50 veta.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll