Bota

I infektuar me koronavirus/ Gazetari amerikan tregon vështirësitë: Kisha frikë të flija, mendoja se nuk do zgjohesha më ku

17 Prill 2020, 15:38 Nga DOSJA
I infektuar me koronavirus/ Gazetari amerikan tregon

LOS ANGELES– Gazetari amerikan, Jason Hartelius, po mjekohet për Covid-19 , ndërkohë ka ndarë eksperiencën e tij me anë të një videoje në rrjetet sociale. Hartelius ka treguar se mezi merrte frymë dhe se kishte frikë që të flinte pasi në kokë kishte idenë se nuk do të mund të zgjohej më kurrë. 

“Ndihesha sikur isha nën ujë për një kohë të gjatë dhe dilja në sipërfaqe për të marrë frymë. Dhe kur mendoja se po normalizohej frymëmarrja ime, zhytesha sërish nën ujë. Asnjëherë nuk flija sepse nuk më zinte gjumi. Kisha frikë se nëse do të bija të flija do të ndaloja së marri frymë”, shton ai.

Ai shihet në video nga tualeti i spitalit ku është shprehur se ka që një muaj që po merr mjekim por megjithatë ende ka simptoma të pandemisë.

“Mendoni se jeni mirë. Mendoni se keni një rrezik më të ulët. Mund të infektoheni dhe të mos ta dini, kështu ju shkoni në punë duke menduar se jeni mirë. Por mund t’ja transmetoni personave me të cilët punoni, ata do të sëmuren dhe mund të jenë viktima të këtij virusi. Këtë dua që njerëzit të kuptojnë. Prandaj dhe kam regjistruar këtë video”, thotë ai.

Jason Hartelius, who had coronavirus, talks about what people need to know about the disease.
“You might get it, not know it, go back to work thinking you’re fine. Never have any symptoms. You could give it to people you work with who could get very sick or die.” pic.twitter.com/W3sB0qSPnO

— New Day (@NewDay) April 17, 2020

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jason hartelius koronavirusi ne amerike jason hartelius koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll