Bota

17 raste të reja/ 108 viktima dhe 2,224 të infektuar nga koronavirusi në Greqi

17 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
17 raste të reja/ 108 viktima dhe 2,224 të infektuar nga koronavirusi

GREQI- 3 viktima i janë shtuar bilancin të jetëve të humbura nga koronavirusi në Greqi duke e çuar totalin në 108.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se gjatë 24-orëve janë infektuar 17 persona të tjerë, duke e çuar nurmin e përgjithshëm të të prekurve në 2,224.

Sipas mediave vendase deri më tani janë shëruar 269 persona ndërsa 71 janë në gjendje kritike për jetën.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë.

22,170 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll