Bota

E mrekullueshme ! Lindi vajzë kur ishte në koma, 27 vjeçarja merr për herë të parë të bijën në krahë: Ndihem si një

17 Prill 2020, 16:20 Nga DOSJA
E mrekullueshme ! Lindi vajzë kur ishte në koma, 27 vjeçarja

WASHINGTON: Një grua 27-vjeçare, e cila kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë gjatë kohës që ishte në koma, pasi kishte rezultuar pozitive me Covid-19, fatmirësisht ka arritur që të zgjohet dhe ka marrë në krahë vajzën e saj për herë të parë.

Angela ishte 33 javë shtatëzënë kur u infektua me sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19 dhe një javë më vonë ajo u vendos në gjendje kome në Qendrën Mjekësore Legacy Salmon Creek në Vancouver, Washington.

Ajo u zgjua më 6 Prill dhe zbuloi se kishte lindur një vajzë, ku mamiet i kishin vënë emrin Ava, por ajo e ndjeu aromën e të bijës, vetëm  pasi u u testua dy herë dhe rezultati doli negativ. Ajo është shprehur se shpëtimi nga Covid-19 ka qenë një mrekulli, ndërkohë u ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë shpresë gjatë këtyre kohëve.

“Ndihem si një e mbijetuar nga mrekullia.Ka shpresë, edhe në ditët më të vështira, në kohët më të errëta, ka shpresë. Ne mund të mbështetemi te Zoti, njerëzit dhe komuniteti”.– ka thënë ajo.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela koronavirusi en shba angela koronavirusi en shba

Sondazh

Poll