Bota

“Mjekët janë heronj!”/ Iu infektua xhaxhai me Covid-19, grimieri shqiptar i Kim Kardashian dhuron qindra maska për spital

17 Prill 2020, 15:50 Nga DOSJA
“Mjekët janë heronj!”/ Iu infektua xhaxhai me Covid-19,

SHBA– Koronavirusi ka infektuar mbi 2 milion njerëz në botë e mes tyre nuk ka kursyer as personazhe të famshëm e deri tek politikanët. Është mësuar se edhe xhaxhai i grimierit të njohur shqiptar, Mario Dedivanoviç është infektuar nga Covid-19.

Për këtë arsye Dedivanoviç ka treguar se ka dhënë kontributin e tij për mjekët e New York-ut, pasi janë heronjtë që ndodhen në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Përmes një postimi në Instagram, Mario është shprehur mirënjohjës për stafin mjekësor, duke i quajtur ata heronj, për punën e tyre të palodhur që po bëjnë për të sëmurët me Covid-19. Grimieri kontribuoi duke dhuruar qindra maska për stafin e një spitali në  Bronx.

“Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë New York-un. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi. Sot ne dhuruam qindra maska për një spital në Bronx që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska për fytyrën në dy spitale të tjera,”– shkroi ai.

Gjithashtu ai bëri thirrje që të mos harrohet kurrë fakti që mjekët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit në këto kohë të vështira.

“Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju.”- tha Mario.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,170 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mario dedivanovic new york koronavirusi ne shba mario dedivanovic new york

Sondazh

Poll