Bota

Fituesi i “Nobeli” në Mjekësi bënë deklaratën shokuese: COVID-19 ka dalë nga laboratorët kinezë, mund të ketë për

17 Prill 2020, 14:39 Nga DOSJA
Fituesi i “Nobeli” në Mjekësi bënë

FRANCË-  Edhe pse në të gjithë botën shkencëtarët  po bëjnë përpjekje për të gjetur vaksinën, nuk kanë  munguar as deklaratat e tronditëse që po bëjnë emra të njohur të mjeksisë.

Profesor Luc Montagnier, fitues i Çmimit ‘Nobel’ në Mjekësi, në vitin 2008, ka bërë një deklaratë shokuese në lidhje me pandeminë e Covid-19. I njohur për zbulimin e HIV/AIDS, Motangnier ka qenë i ftuar në televizionin CNews i cili shprehet  se Covid-19 është një virus i manipuluar dhe se ka një përbërje të SIDA-s

“COVID-19 ka ardhur nga laboratorët kinezë. Ai ka në përbërje një sekuencë të SIDA-s” – është shprehur ai. Kujtojmë se virusi SARS-CoV-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, ka vrarë deri më sot mbi 120 mijë njerëz në të gjithë botën.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar mbi 2 milionë persona dhe kanë humbur jetënmbi 148 mijë të tjerë. Ndërsa, 558,688 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 22,170 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 19,900 viktima. COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 539 persona dhe kanë vdekur 26 pacientë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france luc montagnie koronavirusi ne france luc montagnie

Sondazh

Poll