Bota

“Racizëm, seksizëm dhe homofobi.” Ambasadori amerikan kritikon retorikën e politikanëve në Kosovë

17 Prill 2020, 14:02 Nga DOSJA
“Racizëm, seksizëm dhe homofobi.” Ambasadori amerikan

KOSOVË– Ditën e sotme Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një postim në rrjetin social Twitter, u shpreh se retorika e politikanëve në Kosovë mund të shndërrohet në “racizëm, seksizëm dhe homofobi”.

Prandaj për këtë arsye ai u kërkoi drejtuesve politikë në Kosovë që të përqendrohen në fakte dhe jo në fyerje.

“Retorika politike në Kosovë, si në vendet e tjera shpesh shndërrohet në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i përul ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi ta dekurajojnë këtë shëmti. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet.”-ka shkruar Kosnett në Twitter.

Reagimi i Ambasadorit vjen pas rastit konkret që ka ndodhur në vend, sepse që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, muajin e kaluar në Kuvend, udhëheqësit politikë e kanë ashpërsuar gjuhën me njëri-tjetrin.

Ndërsa ditët e fundit ka pasur disa përplasje dhe kritika mes dy ish-partnerëve të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si edhe midis vetë zyrtarëve të LDK-së.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove philip kosnett kosove philip kosnett

Sondazh

Poll