Aktualitet

Manastirliu publikon foton nga spitali i Traumës: Stafi këtë muaj ka përballuar mbi 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente

17 Prill 2020, 11:35 Nga DOSJA
Manastirliu publikon foton nga spitali i Traumës: Stafi këtë muaj

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar së fundmi se stafi mjekësor i Traumës ka përballuar në këtë periudhë më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë. Në një postim në Facebook, Manastirliu nënvizon se 450 ndërhyrjet kirurgjikale urgjente janë kryer gjatë muajit të fundit. Ajo ka publikuar edhe një foto, ku mjekët e këtij spitali po kryenin një operacion.

“#Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të #Traumës, ku janë përqëndruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë.
Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë. n#BASHKË #ShëndetësiaNëGatishmëri” , shprehet Manasitirliu.

Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...