Aktualitet

Lirohet Edison Skëndo, mjeku që u dhunua nga drejtori i policisë Hasan Ahmeti, qytetarët e Beratit e presin me duatrokitje

17 Prill 2020, 11:04 Nga DOSJA
Lirohet Edison Skëndo, mjeku që u dhunua nga drejtori i policisë

BERAT– Mjeku Edison Skëndo, i cili një ditë më parë u vu në pranga pasi akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë është liruar nga qelia. Pamjet e sigurara nga Dosja.al, tregojnë momentin kur turma e qytetarëve duartrokasin për Skëndon që lë qelinë e paraburgimit dhe tashmë është nën masën “Detyrim paraqitjeje”.

Edison Skëndo, mjeku i Urgjencës në Elbasan u arrestua një ditë më parë nga policia, pasi u dhunua nga drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmeti.

 Në pamjet e publikuara nga Dosja.al shihej mjaft qartë momenti i dhunës në momentin që mjeku Skëndo po dilte nga pallati i tij.

Mjeku Skëndo shoqërohej edhe nga kushëriri i tij farmacist, dhe të dy kishin dalë për të shkuar në punë. Ata janë ndaluar nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti dhe pas debateve verbale për autorizimin, drejtori e tërheq nga bluza mjekun Skëndo.

Pavarësishtpamjeve, policia arrestoi Skëndon dhe e akuzoi si iniciator të debatit dhe provokues. Padi ka pasur edhe nga ana e familjarëve të mjekut, të cilët pretenduan se Skëndo u rrah padrejtësisht nga Ahmeti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat erion skendo hasan ahmeti berat erion skendo hasan ahmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...