Shqipëria në karantinë gjatë fundjavës/ Qytetarët dynden për të bërë pazar, Bashkia e Krujës mbyll tregun e fruta-per
Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Nga sot në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit vendi do të futet në karantinë dhe nuk lejohet që të asnjë qytetar të dalë nga shtëpia dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur. Ditën e sotme qytetarët mund të bëjnë pazar deri në 17:30 të pasdites, për një afat kohor prej 90 minuta. Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim. Sa i përket personave, që sot duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Bashkia Krujë ka mbyllur tregun e fruta-perimeve në këtë qytet, pasi qytetarët nuk respektonin masat për COVID-19. Po kështu edhe dhjetëra qytetarë në Kamëz nuk respektuan masat teksa dolën për të bërë pzar. Ata nuk mbajnë radhë dhe nuk respektojnë distancimin social. Ndërkohë, policia vijon punën në terren. Gjatë 24 orëve të fundit në total janë gjobitur 618 qytetarë dhe 75 shoferëve u është hequr patenta, pasi nuk respektuan masat për COVID-19.
Ndryshimet në Kodin Penal
Në seancën e djeshme penale u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës. Me 89 vot pro, u përgjysmua edhe parashikimi i ndëshkimit me burg, nga 15 vite që ishin në draftin fillestar në 8 vite sipas draftit të dakordësuar. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
SHBA dhuron fondin prej 1.2 milionë dollarësh për Shqipërinë: Të shërbejnë për gjurmimin e Covid-19
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një fond prej 1.2 milionë dollarësh për Shqiopërinë. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ambasadorja e SHB...
Lajm i mirë nga Lezha, spitali: Asnjë rast i ri me COVID-19, janë shëruar 11 pacientë
Lezhë- Spitali Rajonal i Lezhës ka dhënë lajmin e mirë lidhur me përhapjen e koronavirusit në këtë zonë. Në njoftim theksohet se nga ritestimi i 14 rasteve të i...
Kaos në tregun e Kamzës, qytetarët nuk respektojnë asnjë masë, dynden për të blerë ushqime
Tiranë- Njerëzit dynden në tregun e Kamzës për të blerë ushqime, pasi nga sot pasdite deri të hënën në mëngjes do të jetë mbyllur çdo aktivitet. Si&ccedi...
Shkon në 539 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, 21 raste brenda 24 orëve, asnjë viktimë
TIRANË– Numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 539, pasi në 24 orëte fundit janë shënuar 21 persona pozitivë me COVID-19. Në një deklaratë zyrtare...
Shkodra vijon të jetë një vatër infeksioni, shënohen 10 raste të reja me Covid-19, 4 nga e njëjta familje
SHKODËR– 10 persona të tjerë janë konfirmuar me Covid-19 , në qytetin e Shkodrës, e cila është konsideruar si vatra më e nxehtë e infekksionit të Shqipëri....
Tregtarët në Vlorë sërish në protestë: Nëse nuk hapet tregu qeveria të na japë pagën e luftës
Vlorë- Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë janë ngitur sërish në protestë, pasi ditën e djeshme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli këtë treg, me arsyetimin...
COVID-19/ Hungaria i dhuron Shqipërisë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore
Tiranë- Hungaria i ka dhuruar Shqipërisë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend p...
Pedofilët në aksion në kohë koronavirusi, mbyllen 74 faqeve pornografike me fëmijë, aksesoheshin edhe nga Shqipëria
TIRANË– 74 Faqe pornografike me fëmijë janë mbyllur tre ditët e fundit. Në një njoftim zyrtar (Kliko këtu), Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ...
DOKUMENTI/ SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për tre gjyqtarët që i hoqën të përjetshmin Dritan Dajtit: Nuk janë kryer të
TIRANË– Prokuroria Posaçme, e njohurndryshe si SPAK ka kërkuar zgjatje të afatit hetimor me 3 muaj të tjerë për çështjen e 3 gjyqtarëve...