Aktualitet

“Më rrezikohet jeta, vuaj nga tensioni i lartë”, Niçja i Avdylajve kërkon të dalë nga qelia, Gjykata e lë në burg

17 Prill 2020, 10:38 Nga DOSJA
“Më rrezikohet jeta, vuaj nga tensioni i lartë”,

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Altin Avdylin, i cili ka kërkuar një masë më të lehtë. Mësohet se Avdyli, njohur si “Niçja”, ka thënë se në qeli i rrezikohet jeta nga Covid-19, pasi vuan edhe nga hipertensioni.

Vuaj nga hipertensioni, më rrezikohet jeta nga Covid-19,”– mësohet të ketë thënë Avdyli, por Gjykata e ka lënë në burg, pavarësisht pretendimeve. 

Avdyli u vu në pranga gjatë super-aksionit “Volvo-4”. Ai ishte në mesin e të arrestuarve gjatë superaksionit të policisë në të gjithë vendin.

Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Cuko

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”.  Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve. 

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin avdyli volvo 4 altin avdyli volvo 4

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...