Aktualitet

“Një turp, një person civil më tërhoqi zvarrë vëllain”, mjeku Edison Skëndo flet pas daljes nga qelia, puthje e perqa

17 Prill 2020, 11:31 Nga DOSJA
“Një turp, një person civil më tërhoqi zvarrë

BERAT– Edison Skëndo, mjeku që u la në detyrim paraqitjej, një ditë pasi u vu në pranga pas dhunimit nga drejtori Hasan Ahmeti, është shprehur përpara kamerave se kjo ngjarje është një turp, që nuk duhet përsëritur. Pavarësisht distancimit social dhe masave të marra për shkak të situtatës nga Covid-19, Skëndo u puth e u përqafua me të gjithë të afërmit që e prisnin jashtë qelisë.

Në fjalën e tij, pasi la qelinë e paraburgimit, Skëndo tha se një person civil kishte tërhequr zvarrë vëllanë e tij dhe se vendimi do anikohet.

Ky ishte një turp. Nuk e meritoja këtë gjë. Për më tepër në këtë val,ë që unë vazhdoj të punoj dhe një ditë që mora leje, erdha në shtëpinë time, ndodhi kjo. Ishte një person civil, pa m’u identifikuar se kush ishte, tentoi të më çonte në mënyrë të dhunshme drejt komisariatit. Vëllai im ishte ai që u tërhoq zvarrë. Uroj që kjo gjë të mos përsëritet, aq më tepër me drejtorin. Ne duam që njerëzit të ndihmojën njëri-tjetrin. Vendimi do ankimohet,”– tha ai, pasi u përqafua me të gjithë njerëzit që e prisnin jashtë.

I vëllai i tij tha të njëjtën gjë, se një person civil e tërhoqi zvarrë.

Më tërhoqi zvarrë nga bluzja. Edhe mua edhe vëllain tim. Ai ende nuk është identifikuar,”- tha ai.

Mjeku Edison Skëndo, i cili një ditë më parë u vu në pranga pasi akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë është liruar nga qelia dhe tashmë është nën masën “Detyrim paraqitjeje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion skendo hasan ahmeti erion skendo hasan ahmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...