Aktualitet

Fiton betejën me COVID-19 i sëmuri me kancer në mushkëri, është i shtruar tek Infektivi

17 Prill 2020, 10:44 Nga DOSJA
Fiton betejën me COVID-19 i sëmuri me kancer në mushkëri,

Tiranë- Një pacient, i cili është i dignostikuar me kancer në mushkëri, ka fituar betejën me COVID-19. Mësohet se burri ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv. Ai ka rezultuar negativ në testet e kryera për koronavirusin dhe pritet që së shpejti të dalë nga spitali.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...