Aktualitet

Mjeku në Kukës nuk shkon në punë, pi alkool në baret e ‘mbyllura’ nga pandemia, qytetarët: Po ta marrin në telefon na

17 Prill 2020, 10:19 Nga DOSJA
Mjeku në Kukës nuk shkon në punë, pi alkool në baret e

Kukës-Xhevahir Alushi, mjek në Qendrën Shëndetësore të fshatit Kolsh në Kukës, gjatë orarit të punës nuk punon, por e kalon kohën nëpër lokale. Ky rast është trajtuar së fundmi në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku qytetarët denoncojnë mungesën e mjekut në fshat.

“Kam qenë një javë me bark dhe erdha tek spitali për vizitë, më thanë shko se ke mjekun e lagjes, e mora në telegon për vizitë, nuk vinte, nuk e hapte telefonin. Më thoshte hajd filan vend. Unë nuk gjeja dot në ato bodrumet ku rrinte ai. Çdo herë atë punë bën ai, pi. Më tha që do m’i sillte ilacet në shtëpi.  E mora në telefon, filloi të shante, të më ofendonte”, u shpreh një  nga banorët.

“Këtu mjeku nuk vjen, i lë letrat te infermieret. Pi, pi, atje në Kukës rri“, u shpreh një tjetër qytetar.  Ndërkohë mjeku gjatë në videon e fshehtë të bërë nga “Fiks Fare” mjeku shfaqet duke pirë alkool në një lokal në Kukës.

Qytetarët i bëjnë thirrje qeverisë që të japë një zgjidhje, pasi mjeku në fshat është shumë i nevojshëm në këtë kohë pandemie.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeku në kukës xhevahir alushi mjeku në kukës xhevahir alushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...