Aktualitet

“Duan të më heqin qafe”, rrëfehet ‘boksieri’ i klanit Duka Ilir Selmani, i akuzuari për vrasjen e Santiago Malkos: E

17 Prill 2020, 10:07 Nga DOSJA
“Duan të më heqin qafe”, rrëfehet

TIRANË Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Ilir Selmanit, anëtarit të klanit Duka, që u vu në pranga një ditë më parë, pas tetë muajsh në kërkim nga Policia e Shtetit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al, se Selmani ka deklaruar se ka vetëm lidhje miqësie me Leonard Dukën, që njihet edhe si ‘kapoja’ i klanit Duka.

Ndër të tjera, 35-vjeçari ka thënë se nuk ishte dorëzuar në polici pas shpalljes së tij në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, por kishte qëndruar i fshehur pasi i rrezikohet jeta nga kundërshtarët e tij dhe të Leonard Dukës.

Persa i përket ekzekutimit të Santiago Malkos, Selmani është shprehur se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje, madje ai ka shtuar se ka dëgjuar vetëm në televizor të flitet për të.

Me Leonard Dukën kam lidhje miqësie shumë vjeçare. Nuk e kam takuar prej shumë muajsh dhe nuk kam informacion për vrasjen e Santiago Malkos. Nuk e njoh fare, e kam parë vetem në televizor që flitej për të. Prej muajsh kam qëndruar i fshehur dhe rrallë kur dilja lëvizja i armatosur, sepse më rrezikohet jeta nga kundërshtaret e mi dhe të Leonardit. Me kane thene se Ervis Martini do të më heqë qafe,”– mësohet të ketë thënë Selmani.

Ilir Selmani u vu në pranga një ditë më parë në zonën e Xhamllikut, pas 8 muajsh që ishte shpallur në kërkim nga policia. I njohur si boksieri, Selmani është pjesë e klanit Duka, dhe akuzohet se është një nga personat kyç, që mund të zbardhë ekzekutimin e Santiago Malkos, i cili u vra mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko. Selmani u prangos nga njësia e Shqiponjave bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë zonë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis martinaj ilir selmani leonard duka santiago malko ervis martinaj ilir selmani leonard duka santiago malko

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...