Aktualitet

Drogë mes ushqimeve, arrestohet 62-vjeçarja në Vlorë, tentoi t’i çonte kanabis djalit që ka në paraburgim

17 Prill 2020, 11:18 Nga DOSJA
Drogë mes ushqimeve, arrestohet 62-vjeçarja në Vlorë,

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare me iniciale S.S, pasi tentoi t’i çonte 100 gramë kanabis djalit që e ka në paraburgim. Sipas policisë, droga e llojit kanabis  ishte vendosur mes ushqimeve.

Njoftimi i Policisë

Tenton të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit, vihet në pranga nga Policia.

Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.

Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62-vjeçarja në vlorë drogë në paraburgimin e vlorës arrestohet 62-vjeçarja në vlorë drogë në paraburgimin e vlorës

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Prill 2020, 09:53

Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr pantetat dhe u ka mjetet 75 shoferëve dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi shkelur urdhrin e ndalim ...