Aktualitet

Kaos në tregun e Kamzës, qytetarët nuk respektojnë asnjë masë, dynden për të blerë ushqime

17 Prill 2020, 09:10 Nga DOSJA
Kaos në tregun e Kamzës, qytetarët nuk respektojnë

Tiranë- Njerëzit dynden në tregun e Kamzës për të blerë ushqime, pasi nga sot pasdite deri të hënën në mëngjes do të jetë mbyllur çdo aktivitet. Siç shihet edhe në foto qytetarët e Kamzës nuk respektojnë asnjë masë në tregun e fruta-perimeve. Ata shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe nuk mbajnë radhë. Po kështu, në këtë treg vihet re dhe mungesa e efektivëve të policisë për të këshilluar por dhe ruajtur distancat mes qytetarëve.

 

 

Gjatë fundajvës Shqipëria do të jetë në karantinë. Nga ora 17:30 e ditës së sotme deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit vendi do të futet në karantinë dhe nuk lejohet që të asnjë qytetar të dalë nga shtëpia dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur. Ditën e sotme qytetarët mund të bëjnë pazar deri në 17:30 të pasdites, për një afat kohor prej 90 minuta. Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim. Sa i përket personave, që sot duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se  lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos në treun e kamzës plani i masave per covid-19 kaos në treun e kamzës plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll