Aktualitet

SHBA dhuron fondin prej 1.2 milionë dollarësh për Shqipërinë: Të shërbejnë për gjurmimin e Covid-19

17 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA

TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një fond prej 1.2 milionë dollarësh për Shqiopërinë. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila shton se paratë do të shërbejnë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të infektuar, ekspertët, etj.

Update: US funding to help Albania fight #COVID19 now totals $1.2M, building on >$693M in total assistance over last 20 yrs. This will help prepare lab systems, activate case surveillance, support technical experts, bolster risk communications. https://t.co/y8Mgb1hqcR https://t.co/nRpSG9EapG

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 17, 2020

Ndërkohë, në të gjithë vendin ja prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 yuri kim koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 yuri kim

Sondazh

Poll