Aktualitet

Lajm i mirë nga Lezha, spitali: Asnjë rast i ri me COVID-19, janë shëruar 11 pacientë

17 Prill 2020, 09:41 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Lezha, spitali: Asnjë rast i ri me COVID-19, janë

Lezhë- Spitali Rajonal i Lezhës ka dhënë lajmin e mirë lidhur me përhapjen e koronavirusit në këtë zonë. Në njoftim theksohet se nga ritestimi i 14 rasteve të infektuar, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve. Po kështu, gjatë 24 orëve të fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Mesazhi i spitalit:

Lajm i mirë: Nga ritestimet e 14 rasteve të prekur nga SARS-COV-2 në Lezhë, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve. Nuk konfirmohet asnjë rast i ri në testimet e kryera.  Pavarësisht situatës optimiste, ju bëjmë thirrje për respektimin korrekt të rekomandimeve mjekësore dhe zbatimin e plotë të masave të ndërmarra nga institucionet.  Fillimi i lehtësimit të masave kërkon akoma më shumë kohezion, bashkërendim, kompromis, solidaritet dhe angazhim social në funksion të një sjelljeje të sigurtë mbrojtëse!

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll