Shkon në 539 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, 21 raste brenda 24 orëve, asnjë viktimë
17 Prill 2020, 09:08Nga DOSJA
TIRANË– Numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 539, pasi në 24 orëte fundit janë shënuar 21 persona pozitivë me COVID-19. Në një deklaratë zyrtare, me anë të Albana Fico të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19 dhe 21 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
11 nga rastet e reja i përkasin Shkodrës, 4 Tiranës, 4 Krujës dhe dy Kurbinit, që ka shënuar rastet e para me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, duke e lënë numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në 26.
Ndërkohë në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 në pavion.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 35 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 94 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 13 raste – Krujë 11 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 raste – Mirditë 3 raste – Kukës 9 rast -Mallakastër 1 rast – Kurbin 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– 10 persona të tjerë janë konfirmuar me Covid-19 , në qytetin e Shkodrës, e cila është konsideruar si vatra më e nxehtë e infekksionit të Shqipëri....
Vlorë- Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë janë ngitur sërish në protestë, pasi ditën e djeshme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli këtë treg, me arsyetimin...
Tiranë- Hungaria i ka dhuruar Shqipërisë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend p...
TIRANË– 74 Faqe pornografike me fëmijë janë mbyllur tre ditët e fundit. Në një njoftim zyrtar (Kliko këtu), Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ...
BERAT– Familjarët e mjekut Edison Skëndo, që një ditë më parë u dhunua nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti, kanë ngritur një denoncim. Ata pr...
Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi ka njoftuar ditën e sotme se furnizimet me ushqime apo produkte të tjera nuk do të ndërpriten Ai ka the...
Durrës- Tregtarët e tregut Industrial në Durrës janë ngritur ditën e sotme në protestë, pasi shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria pas mbylles së ...
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh për gjithë shqiptarët, ku thekson se jetojmë në kohë të vështira, por do e fitojmë luftën me ...