Bota

Mustafa merr “PO-në” nga LDK: Do kemi koalicion me Nismën, AAK dhe AKR

14 Prill 2020, 17:05 Nga DOSJA
Mustafa merr “PO-në” nga LDK: Do kemi koalicion me Nismën,

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se Këshilli i Përgjithshëm i Partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile që të formojë një koalicion me AAK dhe Nismën dhe AKR-në. Në një njoftim në mediat sociale, Mustafa shkruan 108 anëtarë kanë përkrahur një koalicion me AAK-në dhe NISMA-n, 6 kanë dalë kundër dhe 10 të tjerë kanë abstenuar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020. Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkran Mustafa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa qeveria e re ne kosove isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll