Bota

“Produktet shiten sapo i vendos në vitrinë” Koronavirusi shtoi kërkesën për kompjutera dhe tablet

14 Prill 2020, 15:59 Nga DOSJA
“Produktet shiten sapo i vendos në vitrinë” Koronavirusi

TIRANË– Koronavirusi ka goditur rëndë pothuajse çdo sektor, duke bërë që edhe ekonomitë e vendeve më të fuqishme të gjunjëzohen para kësaj lufte të shpër. Por kur të gjithë u izoluan para një muaji, apo Kina para 4 muajsh bëri që në treg të  kishte një rritje të ndjeshme të shitjes së kompjuterave dhe laptopëve.

Shumë prindër përveçse u duhet të punojnë edhe vetë nga shtëpia, e kishin të detyruar të blinin laptop të ri edhe për fëmijët të cilët po zhvillojnë  mësim online.

“Industria e PC është rritur nga bllokimi global COVID-19, dhe produktet shiten sapo i vendos në vitrinë.“- ka deklaruar drejtori i Kërkimit i Canalys, Rushabh Doshi.

Gjithashtu ai ka përmendur se edhe produktet e tjera shtesë si kamera, monitorët, printer dhe kufjet, janë shumë të kërkuara.

Mes shumë kompanive, firma kërkimore IDC ka treguar se sheh një rritje të shpejtë në shitjet e laptopëve në Europë.

“Kjo ka bërë që shumë shitës me pakicë dhe shpërndarës në Europën Perëndimore të mbarojnë rezervat.”- deklaron analisti i IDC Malini Paul.

Megjithatë shitësit e laptopëve janë duke luftuar të përfitojnë nga kërkesa, por Covid-19 ka prishur zinxhirin e furnizimit elektronik në botë, sidomos në Kinë, vendi i parë në botë ku shpërtheu virusi.

Mësohet  se në tre-mujorin e parë të këtij viti dërgesat  e PC-së arritën në 53.7 milion për një rënie prej 8 përqind nga viti në vit, sipas Canalys. Apple u godit më shumë me dërgesat që binin me 20 përqind. “Prodhuesit e PC filluan 2020 me një furnizim të kufizuar të përpunuesve të Intel, të shkaktuar nga një kalim i madh në nyjet 10nm (nanometra). Por situata u përkeqësua akoma më shumë kur Kina e bllokuar nuk lejonte fabrikat të rihapeshint pas festave të Vitit të Ri hënor.”- thotë ai.

Megjithatë jemi në muajin e katërt që pas përhapjes së virusit dhe pandemia është duke ulur të ardhurat ekonomike.

“Një recesion global ka filluar, bizneset do të falimentojnë, dhe miliona të papunë numërohen që tani. Shumë pjesë të industrisë së teknologjisë kanë përfituar nga pjesa e hershme e kësaj periudhe të jashtëzakonshme bllokimi, por ne presim të shohim një rënie të konsiderueshme të kërkesës në qershor të 2020-ës.”- ka thënë analisti i Canalys, Ishan Dutt.

Burimi: phonemantra

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll