Bota

E ‘gjunjëzuar’ nga Covid-19/ Nga 4 maji Italia futet në fazën 2 të virusit, daljet do kufizohen sipas grupmoshave

14 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA
E ‘gjunjëzuar’ nga Covid-19/ Nga 4 maji Italia futet në

ITALI– Italia një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi, tashmë po planifikon siç duhet fazën 2  të virusit për të cilën mendohet se do të nis prej datës 4 maj. Në këtë plan bëhet edhe përcaktimi i orareve të lëvizjes jashtë shtëpisë, si  edhe konfirmohet se cila grupmosha do të mund të dalin e kujt i duhet të qëndroja edhe më shumë në izolim.

Sipas autoriteteve vendase në bazë edhe të deklaratave të ekspertëve të shëndetësisë, personat e moshës 70-vjeçare janë ata më të rrezikuarit nga Covid-19 gjithashtu edhe të gjithë ata persona që vuajnë nga sëmundje kronike, prandaj dhe në këtë fazë të dytë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia.

Ende po planifikohet koha dhe metodat që do të ndiqen në fazën e dytë, e cila thuhet se është edhe më e gjata mes 3  fazave të virusit.  Me shumë gjasa faza 2 do të bëjë që daljet të zhvillohen sipas grupmoshave.

Por nuk shmanget për asnjë arsye përdorimi i masakave mbrojtëse, çdo kush që do të dalë ngashtëpia  është i detyruar të mbajë maskë si edhe të ruajtë distancën me qytetarët e tjerë.

Sekretari për Shëndetin, Sandra Zampa ka deklaruar për ‘Corriere della Sera’: Ne duhet të parashikojmë një program të veçantë, të gjejmë rrugë që na lejojnë t’i mbrojmë të moshuarit nga infektimi kur moshat e reja të fitojnë lirinë për të lëvizur.

Gazeta italiane shkruan se mes viktimave në Itali  13,408 ishin të grupmoshave 70 dhe 90 vjeç, nga këto 5,874 mes 70 dhe 80 vjeç. Por me bilancin ditor të së hënës ku u shënua një tjetër rritje e numrit të viktimave, Giovanni Rezza , kreu i Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit tekniko-shkencor tha se nuk ka dyshime se Italia është ende në fazën e parë të epidemisë.

“Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe është si pasojë e infeksioneve të mëparshme.”- shtoi ai.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 119,718 persona dhe 452,178 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 23,644 viktima dhe 587,155 persona janë prekur nga virusi. Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 20,465. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 159,516 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 17,756 persona dhe janë të infektuar 136,779 të tjerë.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll