Bota

GREQI/ Shkon në 101 numri i viktimave dhe 2170 i të infektuarve me Covid-19 

14 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
GREQI/ Shkon në 101 numri i viktimave dhe 2170 i të infektuarve me

GREQI- Në 24-orët e fundit në Greqi kanë humbur jetën edhe 2 persona të tjerë nga Covid-19 dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 101. Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se brenda ditës janë infektuar me 25 persona dhe numri i të prekurve ka shkuar në 2170.

Po ashtu në vend janë shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse 269 persona dhe në gjendje kritike për jetën janë 76 persona.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123,404 persona dhe 462,433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi.Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë.  Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541  të tjerë.

Burimi;Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll