Bota

Rekord ditor i rasteve të reja/ Vdesin 22 persona dhe infektohen 2774 njerëz në Rusi nga koronavirusi

14 Prill 2020, 16:51 Nga DOSJA
Rekord ditor i rasteve të reja/ Vdesin 22 persona dhe infektohen 2774

RUSI– Në 24 orët e fundit Moska ka shënuar 2774  raste të reja të koronavirusit duke e çuar në 21.102 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve. Ndërkohë vdekjet janë në një nivel më të ulët, ku brenda 24 orëve të  fundit kanë humbur jetën 22 njerëz duke bërë që Rusia të numërojë në rang kombëtar 170 viktima nga koronavirusi.

Numri i të infektuarëve brenda një dite, 2774, është shifra më e madhe që prej shpërthimit të koronavirusit në Rusi.

Ndërkohë autoritetet lokale të Moskës po përpiqen t’i riorganizojnë spitalet për shtimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve me koronavirus, por duket se këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme.

Rusia pavarësisht se ishte vendi i parë që mbylli kufijtë me Kinën që kur virusi shpërtheu në Wuhan, sërish nuk ka mundur t’i shpëtojë kësaj lufte të egër me Covid-19, që ka vrarë mbi  100 mijë njerëz në mbarë globin.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123,404 persona dhe 462,433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi.Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541 të tjerë.

Burimi:  TheStar 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll