Bota

“Ndani historitë tuaja me ne”, Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane fton diasporën: Të komunikojmë dhe të jemi pranë

14 Prill 2020, 14:38 Nga DOSJA
“Ndani historitë tuaja me ne”, Aleanca Kulturore

TIRANË- Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane fton shqiptarët kudo që janë që të ndajnë historitë e tyre në këto kohë të pandemisë kur qytetarët kanë nevojë më shumë se kurrë të komunikojnë dhe të jenë pranë njëri-tjetrit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale ku thuhet se kjo organizatë po krijon një platformë mediatike për të gjithë anëtarët e Diasporës shqiptare. Pjesë e kësaj plaforme do të jenë histori dhe artikuj për Shqipërinë, recensione të librave e rrëfime të historive personale, thuhet në njoftim.

Kjo iniciativë është mbështetur edhe nga anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht drejtues i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin DePaul, Gazmend Kapllani.

Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane është një organizatë e re e themeluar së fundmi në Universitetin DePaul në Çikago nga studentë shqiptaro-amerikane atje dhe të universiteteve e kolegjeve të tjera në Çikago.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleanca kulturore shqiptaro-amerikane gazmend kapllani aleanca kulturore shqiptaro-amerikane gazmend kapllani

Sondazh

Poll