Bota

Ulen rastet e reja/ Vdesin 602 njerëz në 24 orët e fundit, shkon mbi 21 mijë numri i viktimave nga Covid-19

14 Prill 2020, 16:04 Nga DOSJA
Ulen rastet e reja/ Vdesin 602 njerëz në 24 orët e fundit, shkon

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 602 viktima nga koronavirusi, duke e çuar mbi 21 mijë numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 2,972 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 162 mijë të infektuar.

Dy ditë më parë Italia rregjistroi një numër më të ulët të vdekurve ç’ka ngjalli shpresë për italianët, por sërish dje edhe sot është parë një rritje e ndjeshme. Të dielën ishin vetëm 431 pacientë që vdiqën nga Covid-19, dje ishin 566 viktima, ndërsa sot shifra ditore ka shkuar mbi 600.

Ndërkohë kujtojmë që Qeveria italiane ka njoftuar se prej sot janë lejuar të hapen dyqanet me veshje për fëmijë, kancelaritë dhe libraritë. Ndërsa sot është deklaruar se Italia nga 4 maji futet në fazën e dytë të virusit.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123,404 persona dhe 462,433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi.Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë.  Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541  të tjerë.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll