Bota

“Doja të shkëputesha pak nga gruaja dhe fëmijët”/ Shoferi me BMW thyen rregullat e izolimit, ikën 170 milje larg shtëp

14 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
“Doja të shkëputesha pak nga gruaja dhe

BRITANI E MADHE- Britania një vend ku numri i viktimave rritet çdo ditë e më tepër, edhe rregullat  janë shumë të forta në mbrojtje të një njerëzve nga koronavirusi. Por  një shofer i një BMW në Angli i ka thyer rregullat e Covid-19 duke dalë nga karantina, madje ai ka ecur edhe me shumë shpejtësi.

Ai është larguar nga shtëpia e tij për në drejtim të anës tjetër të vendit, vetëmqë të shkëputejpër pak koëh nga gruaja e tij dhe fëmijët.

Në momentin që oficerët e policisë e kanë pyetur, pse po udhëtonte, i ishte  shprehur se i duhej me patjetër që të dilte nga shtëpia për të shpëtuar nga gruaja dhe fëmijët.

Pavarësisht se britaniku u tregua shumë i sinqert, sërish policët nuk u mashtruan por i dhanë atij ndëshkimin e duhur duke e gjobitur për shkeljen që kishte bërë.

“Të marrësh BMW-në për një xhiro 170 milje sepse ke nevojë të shkëputesh nga gruaja dhe fëmijët nuk është një udhëtim esencial! Rrugët tashmë janë të qeta por ka njerëz që ende nuk e kuptojnë situatën.”- thanë policët.

Ndërkohë britanikët kanë falenderuar publikun për qëndrimin në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve në përpjekje për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, që deri tani ka vrarë mbi 12 mijë njerëz në Britani.

Burimi: Bristolpost

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll