Bota

Si nëpër filma! Vajza martohet me djalin që i shpëtoi jetën gjatë të shtënave masive në Las Vegas

14 Prill 2020, 14:56 Nga DOSJA
Si nëpër filma! Vajza martohet me djalin që i shpëtoi

AMERIKË- Dy të rinj në Amerikë janë martuar pasi u njohën gjatë një sulmi me armë në një lokal nate. 29-vjeçarja, Chantal Melanson kishte dalë për të kërcyer me miqtë e saj në ditën e dytë të festivalit Harvest Route 91 në Las Vegas.

Papritmas ajo u njoh me një djalë me emrin Austin Monfort, i cili do t’i shpëtonte jetën gjatë të shtënave masive më të tmerrshme që kanë ndodhur ndonjëherë në Amerikë, atë të 1 tetorit 2017.

Në javët që pasuan, ata vijuan kontaktet me njëri-tjetrin, pavarësisht se Chantal banonte në Kanada dhe Austin në Kaliforni. Të dy shumë shpejt ranë në dashuri me njëri tjetrin dhe në nëntor bënë dasmën.

Ata po planifikonin të ktheheshin në Las Vegas për një festë të madhe të dasmës këtë maj me miqtë dhe familjen, por ceremonia u shty për shkak të koronavirusit.

Burimi:Metro

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austin monfort chantal melanson austin monfort chantal melanson

Sondazh

Poll