Bota

“Biznesi ynë u dyfishua.” Në New York nuk ndalon tregu ilegal, ekspertët: Konsumimi i kanabisit ju bën më të rrezikuar

14 Prill 2020, 14:04 Nga DOSJA
“Biznesi ynë u dyfishua.” Në New York nuk ndalon tregu

NEW YORK– Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz që janë izoluar gjatë këtyre muajve të stresohen jashtëzakonisht shumë nga jeta në shtëpi, brenda katër mureve. Por shumë prej tyre mendojnë se duke pirë një cigare kanabis apo një lëndë tjetër nartotike është më e lehtë të largosh stresin.

Në vertetë sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk rezulton kështu, për më tepër ato thonë se duhet të mendojnë për shëndetin e tyre para se të konsumojnë një cigare kanabis teksa janë në karantinë.

Sipas ekspetëve pirja e cigareve me kanabis ndikon në rritjen e mundësive për infektimin nga Covid-19. Ata theksojnë se çdo kush që konsumon kanabis apo një lloj tjetër droge është më i rrezikuar nga Covid-19.

Ndërkohë New York Times shkruan se pikërisht gjatë kësaj kohe kur bota është izoluar, është parë një rritje e ndjeshme e shitjes ilage të kanabisit.

“Biznesi ynë u dyfishua.Thjesht ka qenë vërtet pa ndalesë.”– tha pronari i Jack Flash, një shërbim i shpërndarjes së kanabisit në New York City, i cili foli në kushtet e anonimitetit sepse shitja e marijuanës rekreative është e paligjshme në New York.

Dr.Albert Rizzo, ekspert i Shoqatës Amerikane të Mushkërive, ka theksuar se konsumimi i kësaj kanabisit nxit një lloj inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes, pothuajse një simptomë e njëjtë me bronkitin. Shumë herë më e rëndë sesa pirja e duhanit. Ai shprehet se nëse keni inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe prekeni nga koronavirusi, mundësitë për të pasur komplikacione të rënda janë të mëdha.

“Duke qenë se kolla e thatë është një nga shenjat kryesore të Covid-19, përdorimi i kanabisit imiton simptomat e koronavirusit, duke e bërë më të vështirë gjetjen e diagnozës.”- deklaroi ai.

Kujtojmë që Amerika është vendi më i goditur deri më tani nga koronavirusi me mbi 587 mijë të infektuar dhe më shumë se  23 mijë të vdekur.

Burimi: Nytimes 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kanabis koronavirusi ne shba new york kanabis koronavirusi ne shba new york

Sondazh

Poll